Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hernandez golashënuesi më i mirë i Meksikës

Javier “Chicharito” Hernandez ka shënuar golin e tij të 47-të me përfaqësuesen e Meksikës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kësaj përfaqësueseje.

Hernandez shënoi golin e vetëm për Meksikën në humbjen 2:1 ndaj Kroacisë të shtunën mbrëma në miqësoren e zhvilluar në Los Angeles të SHBA-së, transmeton “Koha Ditore”. Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Hernandez realizoi me kokë në minutën e 87-të pas një gjuajtjeje të lirë të Andres Guardados për të thyer rekordin e kaluar prej 46 golave që deri para kësaj ndeshjeje e ndante me Jared Borgettin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Meksika ishte dy gola në disavantazh para se Hernandez të realizonte golin dhe sulmuesi nuk arriti të gjente edhe golin e dytë për të barazuar shifrat. “Chicharito” ka qenë lojtari më i shpejtë i Meksikës që ka arritur në shifrën e 20, 30 dhe 40 golave, dhe barazoi rekordin e Borgettit në mars, saktësisht në numër të njëjtë të ndeshjeve, 89 sosh, sa i ishin dashur edhe Borgettit për të shënuar 46 gola.

Të shtunën ishte ndeshja e 91-të e Hernandezit me Meksikën. Ish-sulmuesi i Chivasit, Manchester Unitedit dhe Real Madridit ka shijuar një ringjallje në nivel të klubeve që kur iu bashkua Leverkusenit në Bundesligën gjermane në vitin 2015, dhe atë formë e ka bartur me vete edhe në përfaqësuese.

Ka bërë që prezenca e tij të ndihet kundër 29 shteteve të ndryshme, ndërsa më së shpeshti ka shënuar ndaj El Salvadorit dhe Hondurasit, gjithsej nga katër herë. “Javier është një prej lojtarëve më të mirë në botë sa i përket realizimit të golave”, ka thënë seleksionuesi i Meksikës, Juan Carlos Osorio.

Ndeshja me Kroacinë mund të jetë e para nga deri në 17 ndeshje sa pritet të ketë Meksika këtë verë, pasi përfaqësuesja do të ketë dy ndeshje eliminatore për Botërorin 2018, më pas do të luajë në Kupën e Konfederatave, në Gold Cup, si dhe do të ketë miqësore të tjera.