Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një set i fituar, i tëri me të cilin “mburret” Kosova

Ashtu si pritej, Kosova i ka humbur të gjitha ndeshjet në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror të volejbollit, që mbahet vitin e ardhshëm.

Volejbollistët më të mirë të Kosovës prej të mërkurës deri të dielën i kanë luajtur plot pesë ndeshje dhe i kanë humbur të gjitha, shkruan sot “Koha Ditore”. Madje disa prej tyre i kanë humbur me rezultat të thellë. Kështu Kosova përfundoi e fundit në Grupin D të raundit të dytë eliminator, prapa Rusisë, Estonisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe Hungarisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi janë luajtur në Tallin të Estonisë. Humbjen e fundit Kosova e pësoi nga Mali i Zi, të dielën pasdite. 3:0 në sete fituan malazezët, ndërsa Kosova bëri fare pak rezistencë. Në setin e parë kosovarët ia dolën të marrin 15 pikë (25:15) aq sa kishin edhe në setin e tretë. Në të dytin malazezët ishin dominues, fituan me 25:9.

Malazezët kanë vlerësuar se Kosova ishte rivale e pabarabartë dhe këtë e kanë ilustruar me faktin se Kosova asnjë pikë nuk e ka fituar përmes bllokut apo shërbimit. Humbje edhe më e rëndë ishte ajo ndaj Rusisë, të shtunën.

Natyrisht Rusia fitoi 3:0 dhe ia lejoi Kosovës gjithsej 25 pikë, sa edhe zgjat një set i vetëm. 25:8, 25:8, 25:9 ishin shifrat në këtë ndeshje që për volejbollin vlerësohen shumë të larta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.