Thuajse të heshtur kishin qëndruar gjatë 90 minutave lojë afro 6000 shikues, sa ishin të dielën pasdite në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Por heshtja e shikuesve, që erdhi edhe për faktin se skuadra e tyre po pësonte humbje mbaroi me të mbaruar ndeshja.
Ishte koha që Trepça ‘89 të festonte titullin e parë në histori, përkatësisht titullin e parë që siguron daljen në kualifikime të Ligës së Kampionëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndeshja e fundit e edicionit 2016\17 për kampionen e re të Kosovës në futboll, nuk ishte ajo që pritej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFerronikeli, që ka fituar titullin në dy edicionet e kaluara dhe që humbi garën për titull në këtë edicion, u shfaq fuqishëm në fushën e stadiumit “Riza Lushta” dhe ia doli të fitojë ndeshjen e javës së 33-të me shifrat 3:0.
Rezultati nuk kishte peshë, pos që la pak shije të hidhur. 89-shi shumë më herët ka siguruar titullin dhe e diela ishte e rezervuar vetëm për festë. Dhe festë pati. Pas gëzimit të lojtarëve në fushë e shikuesve në tribuna, ishte koha që për kampionët e rinj të ndahet Kupa.
Në një tribunë të ngritur në pjesën ballore të tribunës, pasi të gjithë lojtarët e trajnerët morën medaljet e kampionëve, Kupën lart e ngriti kapiteni dhe ikona e klubit “xehetar”, Shpëtim Idrizi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.