Diego Costa ka konfirmuar se Atletico është destinacioni i tij i vetëm në rast se largohet nga Chelsea, duke refuzuar kategorikisht një transferim në Kinë.
Klubi kinez Tianjin Quanjian ka shprehur interesim për shërbimet e tij, duke i ofruar atij pagë të lartë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të largohem nga Chelsea vetëm për Atleticon. Nëse jo, do të rri këtu. Nuk jam i interesuar për klubet e tjera. E di që Chelsea dëshiron të shesë lojtarët, por iu kam thënë se kam edhe dy vjet kontratë dhe nuk do të largohem vetëm pse ata dëshirojnë. Vetëm për një klub në Evropë mund të nënshkruaj, ata e dinë. Përndryshe do të qëndroj këtu me kontratën time aktuale”, ka thënë ai, raporton The Sun.