Menaxheri i Southamptonit, Claude Puel, ka lavdëruar sulmuesin e Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, një ditë para përballjes në finale të EFL Cup.
Që prej transferimit të tij në Old Trafford gjatë verës, suedezi ka realizuar 24 gola derisa menaxheri francez i ka bërë thirrje ekipit të tij që të kenë kujdes nga sulmuesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ibra është klinik, shumë i saktë dhe i jep autoritet ekipit”, ka thënë Puel.
“Ai nuk vrapon shumë, por gjithmonë vrapon mirë. Ai ka besim dhe është i fuqishëm. Është partner i mirë në sulm”.