Si në çdo sport tjetër, edhe në basketboll, përfaqësuesja e Kosovës vuan nga mungesa e përvojës në skenën e vërtetë ndërkombëtare.
Kosova ka pas vetes vetëm një cikël eliminator, gjithsej gjashtë ndeshje zyrtare, që as për së afërmi nuk mjaftojnë për t'u mbështetur në përvojën që shpesh është vendimtare në ndeshje e gara të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor përvoja mund të jetë më pak problem prej ciklit të ardhshëm eliminator. Kosovën nga stoli do ta drejtojë një trajner që ka një jetë në basketboll, madje në shtetin ku ka lindur sporti i koshit.
Amerikani 63-vjeçar, Brad Greenberg, jatë këtij viti ka marrë drejtimin e Kosovës. Ai ka bërë tashmë listën e gjerë të Kosovës, ndërsa punën në terren do ta nisë më 1 korrik.
Gjatë korrikut Greenberg do ta drejtojë Kosovën në disa ndeshje miqësore, ndërsa në gusht do ta drejtojë përfaqësuesen në katër ndeshjet e vlefshme për fazën e parë kualifikuese për botërorin e vitit 2019...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.