Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger iu është kundërpërgjigjur kritikëve të tij duke thënë se s’do harrojë kurrë mungesën e respektit, duke e përshkruar atë si diçka turpëruese.
“Topçinjtë” kanë pasur një sezon të vështirë në Premier Ligë që e vërteton fakti se pas një kohe të gjatë kanë mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, garë në të cilën sivjet kanë pësuar humbje të thella.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk më pengojnë kritikat pasi jam në një punë publike. Besoj se ka një dallim ndërmjet kritikës dhe të trajtohesh në mënyrën që njerëzit nuk e meritojnë. Mungesa e respektit nga disa ka qenë e turpshme, dhe asnjëherë nuk do ta pranoj atë. Kurrë nuk do ta harroj. Sjellja e disa gjatë këtij sezoni është ajo që më lëndon më së shumti”, ka thënë ai për BBC Sport.
Francezi shumë herë është kritikuar për mungesën e trofeve, derisa shumë fansa të Arsenalit gjatë këtij sezoni kanë kërkuar largimin e tij.
Arsenali sot do të përballet me rivalin lokal, Chelsean në finale të FA Cup nga ora 18:30.