Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampionati mbyllet me kremten e madhe në "Riza Lushta"

Plot tri Kupa do të ndahen para se të nisë ndeshja ndërmjet Trepçës '89 dhe Ferronikelit. Por kupa kryesore, ajo për titull të kampionit të Kosovës në futboll për edicionin 2016/17, Trepçës '89 do t'i ndahet me të përfunduar ndeshja me kampionin e dy viteve të kaluara, Ferronikelin.

Ndeshja Trepça '89 - Ferronikeli zhvillohet të dielën nga ora 16:30 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë. 89-shi shumë më herët ka siguruar titullin në Vala Superligë dhe kështu ka ndërprerë dominimin prej dy vitesh të skuadrës nga Drenasi. "Xehetarët" nuk kanë marrë shpërblimin për garën e fituar, përkatësisht Kupën e kampionit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo kapitenit Shpëtim Idrizi do t'i ndahet pas ndeshjes së xhiros së fundit, përkatësisht pas ndeshjes me Ferronikelin. Ky fakt bën që ndeshja të jetë më tepër festive. Edhe për Niklin pikët nuk kanë rëndësi dhe ky vlerësohet të jetë një parakusht për një lojë të bukur futbolli, për një atmosferë sportive në stadiumin buzë lumit Ibër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.