Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova pëson humbjen e tretë radhazi në kualifikimet e botërorit në volejboll

Kosova është mposhtur edhe në ndeshjen e tretë në kualifikimet e Botërorit 2018-të në volejboll, tani nga Rumania, por, ekipi i përfaqësueses tonë hyri në histori pasi e fitoi setin e parë në aventurën e saj evropiane.

Ndaj rumunëve, kosovarët pësuan me rezultat 3:1 në sete, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy setet e para i takuan ekipt të Rumanisë që fituan 25:12 dhe 25:15, ndërsa në setin e tretë, ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Miftar Zyberi, u kthye në lojë duke e fituar me shifrat 25:21. Kur pritej që “Verdhekaltrit” të kthehen e të bëjnë befasi, rumunët triumfuan përsëri 25:15, për të mbyllur gjithçka në këtë përballje.

Në ndeshjen e radhës të Grupit D, Kosova të shtunën luan ndaj Rusisë, ndërsa të dielën zhvillon ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi.