Manchester Unitedi ka njoftuar se mbrojtësi i krahut, Antonio Valencia ka vazhduar kontratën deri në qershor të vitit 2019, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
“Manchester Unitedi ka qenë jeta ime që prej vitit 2009 dhe jam i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re. Të mërkurën siguruam trofeun e vetëm që i mungonte këtij klubi dhe ishte nder i madh që unë isha kapiten i ekipit për finale”, ka thënë Valencia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo