Mesfushori i Ajaxit, Davy Klaassen, ka kritikuar lojën e Manchester Unitedit në finalen e Europa Ligës.
Golat e Paul Pogbas dhe Henrikh Mkhitaryanit përcaktuan fituesin e finales, por Klaassen ka pohuar se klubi anglez ishte me fat pasi përdori taktika negative.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ishim shumë të mirë. Është e vështirë të luash ndaj një ekipi të tillë. Ata prisnin dhe luanin me topa të gjatë. Realizuan dy gola me fat”, ka thënë Klaassen për RTL7.
“Nuk nisëm mirë. Kishim posedimin për 15 apo 20 minuta. Por ata pritën. Dy golat ishin me fat”.