Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina feston titullin në Prizren

KB Prishtina është shpallur kampion i Kosovës pas fitores së thellë që sot shënoi në Prizren ndaj Bashkimit, duke çuar rezultatin në 3 me 1 në serinë finale.

Klubi nga kryeqyteti shënoi fitore me rezultat 64-73 në palestrën “Sezai Surroi” që këtë herë nuk ishte e mbushur, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sigal Prishtina këtë edicion ka fituar Kupën e Kosovës, dhe sonte mbrojti titullin, që është i 12-ti në histori të klubit.

Më i miri në parket për prishtinasit ishte Willie Kemp që shënoi 19 pikë, pati dy kërcime dhe tre asistime, derisa ai u ndihmua nga Mike Moser që shënoi 17 pikë, dhe pati 4 kërcime.

Kurse te vendasit më efikasi në parket ishte Justin Black që shënoi 14 pikë, 2 kërcime dhe asistime.

Kampioni i ri në edicionin e ardhshëm do të luajë në kualifikime të Ligës së Kampionëve.