Futbollistët e Eintracht Frankfurtit të shtunën do të luajnë kundër Borussia Dortmundit për trofeun e Kupës së Gjermanisë dhe duket se në ekip ka edhe të atillë që nuk ndajnë deri në fund entuziazmin e përbashkët në prag të sfidës së ardhshme.
Në fakt, uruguaiani Guillermo Varela, i huazuar nga Manchester Unitedi, nuk ka dëgjuar instruksionet e trajnerit që të mos bëjë tatuazh, gjë e cila i ka kushtuar shtrenjtë pasi që njëra nga tatuazhet i është infektuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në kundërshtim me instruksionet e trajnerit Niko Kovaç, Varela të hënën ka bërë tatuazh dhe ajo i është infektuar”, thuhet në kumtesën e klubit, transmeton kp.
Edhe drejtori i klubit, Fredi Bobiq tha se Varela ka kërcënuar interesat e ekipit dhe tash duhet të mendojë mirë nëse do t’i ofrojnë uruguaianit qëndrimin në Eintracht. Ndryshe, Varela këtë sezon ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje, dhe kryesisht ka munguar për shkak të lëndimit.