KB Prishtina po përgatitet për festë në Prizren. Në këtë është i bindur qendra Fisnik Rugova.
Ai ka thënë për Koha Ditore se krahas cilësisë, Prishtina ka edhe përvojën e duhur për ta mposhtur Bashkimin për herë të tretë rresht në këtë seri finale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Jemi të vetëdijshëm se me fitore eventuale do të shpallemi kampion dhe për këtë arsye udhëtojmë në Prizren për të triumfuar e festuar. Nuk do të jetë lehtë, pasi Bashkimi do të bëjë të pamundurën të fitojë para publikut të vet, por përvoja dhe cilësia është në anën tonë. Dhe, falë këtyre ne do të fitojmë dhe njëherësh do ta mbrojmë titullin e kampionit", ka thënë Rugova për Koha Ditore.
Sigal Prishtina këtë edicion ka fituar Kupën e Kosovës, por po kërkon edhe mbrojtjen e titullit, që do të ishte i 12-ti në histori të klubit.
Kampioni i ri në edicionin e ardhshëm do të luajë në kualifikime të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e katërt e serisë finale zhvillohet sot në “Sezai Surroi” nga ora 19:00.