Kapiteni i Chelseat, John Terry ka thënë se ekipi i tij do të jetë mirë edhe pas largimit të tij nga klubi, dhe ndeshja e tij e fundit me kampionin anglez pritet të jetë finalja e FA Cup ndaj rivalit lokal, Arsenalit.
Ai ka thënë se Cahill tani ka një rol të madh në skuadër, së bashku me Cesar Azpilicuetan dhe Cesc Fabregasin, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ata do të jenë mirë pa mua. Njerëzit si Cahill, Azpilicueta, e Fabregas janë karaktere të mëdha në dhomën e zhveshjes. Ata do të jenë mirë. Mendoj se është e rëndësishme kjo sepse njerëzit do të thonë, nëse ata s’kanë sukses vitin tjetër, është për shkak të mungesës së Johnit. Por, nuk është ashtu, koha ime ka përfunduar dhe tani është koha për gjeneratën tjetër që të vazhdojnë dhe të fitojnë në vazhdimësi për këtë klub”, është shprehur ai, raporton Goal.
Terry ka shprehur dëshirën e tij që një ditë të ketë një rol në klub, ndërsa ka thënë Cahill duhet të jetë kapiten i Chelseat.