Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messit i konfirmohet dënimi prej 21 muajsh burgim për evazion fiskal

Gjykata Supreme konfirmon dënimin me 21 muaj burg të Gjykatës së Barcelonës për Lionel Messin, për evazionin fiskal prej 4.1 milionë eurosh, duke refuzuar apelin e bërë nga futbollisti.

Ajo që ndryshoi kjo gjykatë ishte vendimi për babanë e yllit të Barcelonës, Jorge Messi, duke ulur kohën e dënimit të tij, nga 21 muaj, në 15 muaj burg, duke e konsideruar si bashkëpunëtorin e nevojshëm për mashtrimin financiar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lionel Messi u dënua për krimet fiskale të kryera në periudhën 2007-2009. Sipas Gjykatës Supreme, është vërtetuar se Messi fshehu të ardhurat e përfituara nga të drejtat e imazhit, duke i kaluar ato në llogari të kompanive të ndryshme në të ashtuquajturat parajsa fiskale, shkruan tch.

Gjithsesi, as futbollisti e as babai i tij nuk do të bëjnë asnjë ditë burg, pasi sipas ligjit spanjoll, personat që janë dënuar për një krim me dy vite heqje lirie nuk janë të detyruar që ta kryejnë atë në qeli.