Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çiklizëm rreth Kosovës për të ndihmuar fëmijët

Çiklistë lokal organizojnë ngjarjen “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” për të katërtin vit me radhë në ndihmë të “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë”.

Sfida edhe për këtë vit do të jetë çiklizmi rreth e rreth Kosovës për tre ditë duke u nisur nga Prishtina për në Gjilan, Ferizaj, Prevallë, Prizren, Gjakovë, Valbonë, Junik, Pejë, e deri në kthimin në Prishtinë në një rrugëtim prej mbi 500 kilometrash me mbi 5000 metra ngjitje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këtë sfidë po e bëjmë për të mbledhur fonde për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë me qëllim të blerjes së një pajisje të analizës së gjakut për foshnjet në klinikën e neonatologjisë në Pejë”, ka thënë Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes.

“Kjo pajisje është e domosdoshme për të bërë analizat e gjakut tek foshnjet direkt në inkubator dhe jo jashtë klinikës, e që rrjedhimisht shpëton jetë fëmijësh,” ka shtuar ai.

“Këtë vit ne ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e fushatës duke na ndihmuar në një nga mënyrat si: shpërndani fushatën online me shoqërinë tuaj në rrjete sociale, jepni edhe ju mbështetjen financiare për të ndihmuar foshnjat, ftoni palë të interesit që të dhurojnë mbështetje financiare dhe të marrin pjesë në ngjarjen përmbyllëse. Fushata është aktive në platformën më të re në Kosovë të quajtur KosovaIdeas”.

Çiklistët do të nisin rrugëtimin e tyre të premten, më 2 qershor në Prishtinë dhe kthehen të dielën me 4 qershor. Një ngjarje përmbyllëse do të mbahet në De Rada duke filluar nga ora 19:00, në të dielën mbrëma të 4 qershorit, që përfshin argëtim, muzikë, ushqim dhe aktiviteteve të ndryshme për familjarë.