Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Këpuca e Artë” braktis futbollin e Kosovës

Tri herë golashënuesi më i mirë në futbollin e Kosovës, Blerand Kurtishaj, nuk do të luajë më në futbollin kosovar.

Sulmuesi nga Suhareka që nuk ka kaluar formë të mirë te Feronikeli, shkaku edhe i lëndimit , do të largohet nga vendi, dhe do të bëhet bashkë me “fatin” e tij që ndodhet në një shtet evropian, veprim të cilin e kanë bërë edhe shumë futbollistë të tjerë kosovarë pas luftës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin e ka konfirmuar Kurtishaj për mikrofonin e Kohavisionit, ani pse nuk ka treguar vendin se ku do të shkojë, por ka theksuar se nuk do ta braktisë futbollin.

Kurtishaj ka folur për kohën e tij që ka kaluar te dy herë kampionët e Kosovës, ku forma e tij nuk ishte ajo që pritej.

Sulmuesi që ka qenë i lënduar, e ka fajësuar edhe ish–trajnerin e “Niklit”, Afrim Tovërlanin, që sipas tij, nuk i ka besuar.

24-vjeçari, që momentet më të mira i kaloi te Trepça ’89, duke fituar tri herë “Këpucën e Artë”, kohën e kaluar në futbollin e Kosovës, e përshkruan si sfidues, me presion të madh e me probleme të shumta.

Blerand Kurtishaj, në vitin e tij të parë te Feronikeli, u paraqit vetëm në 20 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, shifër kjo e vogël nëse e krahasojmë më tre vjetët e fundit ku tri herë u shpall më i miri në Kosovë.

Nga futbolli i Kosovës, ditë më parë është larguar edhe portieri më i mirë në Kosovë në vitin 2014 me Vushtrrinë, Petrit Tahiri, i cili është bërë bashkë me bashkëshorten e tij në Gjermani.