Futbollistët e Kosovës kanë marrë detyrë shtesë para se t'i bashkohen Përfaqësueses, më 6 qershor, në përgatitje për ndeshjen eliminatore ndaj Turqisë që luhet më 11 qershor në Shkodër, shkruan sot Koha Ditore.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka nisur të dorëzojë ftesat për lojtarët, ndërsa prej tyre ka kërkuar që të dorëzojnë një ditar për aktivitetet fizike që po i bëjnë ata. Bunjaki në këtë mënyrë po mundohet të kujdeset që lojtarët të cilët tashmë kanë përfunduar kampionatet me klubet e tyre, të mos humbin formën fizike, duke ndërprerë plotësisht aktivitetin. Ai thotë se ky rrezik më i madh është për lojtarët e rinj. Kosova në përbërje ka plot lojtarë të rinj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt në shumë shtete evropiane, por edhe në kontinente të tjera, ku paraqiten futbollistët reprezentues të Kosovës, tashmë kanë përfunduar kampionatet. Disa prej lojtarëve rrjedhimisht do të kenë deri në 20 ditë të lira deri në grumbullimin me Kosovën. Nëse gjatë kësaj periudhe ndërpriten plotësisht aktivitetet, lojtarët edhe mund të pësojnë rënie në formën fizike. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.