Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri: Çdo titull i fituar është i rëndësishëm, më i veçanti ishte me Milanin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se është shumë i lumtur me titullin e fituar.

‘Zonja e Vjetër’ dje festoi titullin e gjashtë radhazi në Seria A, të tretin nën drejtimin e Allegrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tekniku italian shprehet mjaft i lumtur për titullin, por kërkon përqëndrim të vëmendjes në finalen e Cardifit, transmeton kp.

“Jam shumë i lumtur për titullin e fituar. Është trofeu i dytë brenda javës, por ai më i rëndësishmi do të diskutohet më datë 3 qershor, ndaj Realit”, tha Allegri.

Allegri, i cili ka fituar katër tituj të Serisë A në karrierën e vet, një më Milanin dhe tre me Juventusin thotë se titulli i fituar me ‘Rossonerët’ është më i veçanti.

Por cili ka qenë më i veçanti? “Çdo titull është i rëndësishëm. Më i veçantë ishte ai me Milanin, pikërisht se ishte i pari që fitoja”, u shpreh Allegri.