Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho i pakënaqur me shortin në Europa Ligë

Menaxheri Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se shorti në Europa Ligë është “më i keqi në çdo aspekt”.

Unitedi kaloi në 16-ën e finales me dy fitoret ndaj Saint-Etiennet, derisa Rostovi mposhti Sparta Praguen me rezultat të përgjithshëm 5 me 1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është short i keq në çdo aspekt. Larg dhe i vështirë. Vjen në një periudhë të vështirë për ne”, ka thënë Mourinho.

“Ata patën një kampanjë të mirë në Ligën e Kampionëve. Mposhtën Ajaxin dhe Anderlechtin në kualifikim dhe arritën rezultate të rëndësishme kundër Bayern Munichut dhe Atletico Madridit”.

“Dolën në pozitën e tretë në grup, duke lënë jashtë PSV-në. E njoh trajnerin e tyre. Janë ekip fizik dhe mbrojtës. Është short i keq”, ka thënë veç të tjerash Mourinho.