Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lufta më e madhe e Crawfordit mund të jetë me vetveten

Terence Crawford ka mbrojtur titujt e tij të botës në kategorinë super të lehtë në boksin profesionist të shtunën mbrëma në New York ndaj Felix Diazit.

Ky mund të jetë testi i fundit në ring që Crawford do ta ketë në të ardhme të afërt, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muajin e ardhshëm apeli për akuzat ndaj tij për telashe të shkaktuara shtatorin e kaluar - për dëmtim të pronës dhe sjellje të çrregullt pas një mosmarrëveshjeje në një shitore të veturave në Omaha - do të jetë para gjykatësit, dhe mund ta dërgojë atë në gjyq.

Raportohet se dy muaj më parë ai nxori një armë për të ndërprerë një zënkë mes dy femrave që i njihte, duke detyruar policinë e Omahas që ta dërgojë në stacion për ta marrë në pyetje. Ai u lirua, arma iu kthye dhe nuk u ngritën akuza ndaj Crawfordit, pasi boksieri dëshmoi se kishte leje.

Por këto dy episode janë rikujtime se, ndonëse boksi e ka dërguar Crawfordin nëpër botë dhe i ka dhënë pasuri, famë dhe perspektivë, prapë në disa mënyra ai kurrë nuk është larguar nga ambienti i vrazhdë ku është rritur.

Rezultati është se Crawford katër muaj para ditëlindjes së 30-të, është disi kontradiktor. Ai është rritur i zemëruar dhe vitet e tij formuese ishin të mbushura me shumë bastisje në jetën në bandë. Dhe bazuar në episodet në Omaha, vendlindjen e tij, zemërata është ende në gjendje ta fusë atë në telashe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.