Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova siguron kroatët që me Besën dominojnë Superligën

Pas tri cikleve të pasuksesshme eliminatore, Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë lëvizjen që besohet se do t’i ndihmojë përfaqësueses në hendboll të bëjë hap para.

FHK-ja gjatë javës ka dorëzuar në presidencë dokumentacionin e kërkuar për të pajisur me shtetësi të Kosovës dy hendbollistët kroatë nga Bosnja, Goran Biljaka e Ante Kukrika, shkruan sot “Koha Ditore”. Ka katër vjet që Biljaka e Kukrika luajnë në Superligën e Kosovës për Besa Famiglian e Pejës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me dy kroatët në përbërje, Besa është dominante në hendbollin kosovar. Të shtunën fitoi titullin e katërt rresht. Madje te titulli i ri ka ardhur duke i fituar të gjitha ndeshjet e edicionit, që ndodh rrallë në sportin profesionist.

Besa ka fituar edhe Kupën e Kosovës, ndërsa nuk ishte në rrezik për të humbur ndonjë ndeshje gjatë tërë edicionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.