Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon sezoni në Premier Ligë: Liverpooli në “Champions”, Arsenali në Ligën e Evropës

Ka përfunduar sezoni 2016-17 në Premier Ligë. Liverpooli ka zënë vend në katërshen e parë për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa aty nuk është për herë të parë pas shumë sezonesh, Arsenali i Arsene Wengerit.

{gallery}

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo nuk ishte e sigurt deri në xhiron e fundit. Në ndeshjen e fundit Liverpoolit i duhej një fitore dhe këtë e arriti duke mposhtur Middlesbroughin 3 me 0 si vendas. Wijnaldum, Coutinho dhe Lallana shënuan golat për triumfin e “Të Kuqve”.

Fitore arriti edhe Arsenali, por që nuk mjaftoi pasi Liverpooli nuk gaboi. “Topçinjtë” mposhtën 3 me 1 Evertonin. Hector Bellerin, Sanchezi dhe Ramsey shënuan golat për Arsenalin, ndërsa për Evertonin realizoi Romelu Lukaku.

Në tabelë, Liverpooli mbyll sezonin në pozitën e katërt me 76 pikë, një më shumë që Arsenali.