Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Motoçiklistja iraniane që bëri revolucion te femrat myslimane

Motoçiklistja iraniane e garave në rrugë dhe motocross, Behnaz Shafiei, e ka problem të marrë një "jo" për përgjigje, ndonëse çdo "po" do të thotë thyerje ligji, përcjell sot Koha Ditore.

Në Iran, ligji islamik i ndalon femrat që të ngasin motoçikletat, shkruan ExcelleSports. Qeveria e konsideron si "akt të turpshëm", diçka të pamenduar për gratë në një kulturë që gjithashtu nuk u lejon atyre futjen nëpër stadiumet sportive apo të shikojnë sportet e meshkujve. Dhe, përderisa motocrossi është njëri prej sporteve më të popullarizuara në Iran, ai konsiderohet vetëm sport i meshkujve, kurse për femra nuk ka hapësirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Është në rregull që meshkujt të vozisin motoçikletat nëpër rrugë dhe të bëjnë stile të ndryshme, kurse nuk është e zakonshme për femrat. Është një çudi e madhe", thotë Shafiei nëpërmjet një përkthyesi.

Megjithatë, Shafiei (27) ka gjetur një mënyrë për të ngarë pa frikë nëpër rrugët e vendlindjes së saj, në provincën Alborz: për dhjetë vjet është maskuar si djalë dhe aq mirë garonte, saqë askush nuk mund t'ia mohonte një vend në shteg...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.