Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamburgu i Mavrajt siguron mbijetesën, fitojnë edhe Bayerni e Dortmundi

Në xhiron e fundit skuadra e Hamburgut ka siguruar mbijetesën në Bundesliga.

Është mbyllur sezoni i rregullt në Gjermani, me xhiron e 34-të që solli disa rezultate interesante.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi që kampioni i Bundesligës ishte përcaktuar disa javë më herët dhe skuadrat që do të merrnin pjesë në Evropë pothuajse të gjitha kishin mësuar fatin e tyre, interesante kishte mbetur gara për mbijetesë.

Hamburgu i mbrojtësit shqiptar Mërgim Mavraj, ia doli të shpëtonte nga barazhi në xhiron e fundit pas fitores me përmbysje ndaj Wolfsburgut 2:1, duke lënë ‘Ujqit’ që të vendosin fatin e tyre në ndeshjet e barazhit. Mavraj ishte titullar për 90 minuta në këtë takim, transmeton kp.

Kampioni aktual, Bayern Munich mposhti Freiburgun 3:1, me golat e Arjen Robben, Arturo Vidal dhe Franck Ribery.

Fitoi edhe Borussia Dortmund, ndaj Werder Bremen 4:3 dhe siguroi vendin e tretë, duke e lënë Hoffenheimin në pozitën e katërt dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Nga liga janë larguar Darmstadt dhe Ingolstadt.