Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa – Prishtina, ndeshja kryesore e çerekfinaleve të Kupës

Të premten në zyrat e Federatës së Futbollit e Kosovës është hedhur shorti për Kupën e Kosovës, ku skuadrat çerekfinaliste i kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Nga katër takimet që do të zhvillohen, është ndeshja ndërmjet Besës dhe Prishtinës që spikat dhe pritet të jetë më interesantja, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina do ta kërkojë ta mbrojë titullin në Pejë, por padyshim se do të jetë mision tepër i vështirë.

Në takimet tjera, veçohet takimi i ekipeve mitrovicase, Trepçës dhe kampionit vjeshtor të ligës, Trepçës ’89-të. Llapi do të ketë punë paksa më të lehtë pasi e pret Lirinë, derisa Drenica do të përballet me Ferizajn.