Biznesmeni rus me origjinë nga Uzbekistani, Alisher Usmanov, ka ofruar një miliard funte për të marrë nën pronësi shumicën e aksioneve të klubit anglez të futbollit Arsenal.
Siç raportojnë nga mediat britanike, Usmanov (63), i cili aktualisht zotëron 30 për qind të aksioneve në Arsenal, ka ofruar biznesmenit amerikan Stan Kroenkeu madje një miliard funte për tu bërë pronar i shumicës së aksioneve të “topçinjtëve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej theksohet se Kroenke, i cili që nga viti 2007 ka shumicën e aksioneve në Arsenal, nuk është i interesuar për ofertën e Usmanov-it.
Përveç pasigurisë për aksionet e Arsenalit këto ditë në klubin anglez është e pasigurt edhe e ardhmja e trajnerit Arsene Wenger, pasi topçinjtë kanë mundësin që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për herë të parë në këtë mijëvjeçar.
Wenger ka drejtuar Arsenalin që nga viti 1997.