Sport

Reali, një pikë larg titullit

Real Madridi ka fituar 1 me 4 ndaj Celta Vigos dhe i është afruar titullit të kampionit në Spanjë në vetëm një pikë.

Cristiano Ronaldo me dy gola dhe Karim Benzema e Toni Kroos me nga një tjetër ndihmuan Realin të fitojë në xhiron e parafundit në ligë. Guidetti shënoi golin e vetëm të Celtas.

Reali si lider ka tri pikë më shumë se Barcelona në krye të tabelës dhe në xhiron e fundit i mjafton vetëm një pikë për të siguruar titullin e kampionit. Në xhiron e fundit Reali i shkon Malagas, e Barcelona pret Eibarin.