Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane: Ronaldo është i veçantë

Trajneri i Real Madridit është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Sevillas.

Real Madridi është duke marshuar drejt titullit të kampionit në La Liga dhe fitorja 4:1 ndaj Sevillas është një hap i madh drejt këtij suksesi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ndeshjes, trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane ka pranuar që skuadra e tij ka vuajtur ndaj një kundërshtari të fortë, por ka shtuar gjithashtu që me një Cristiano Ronaldo në ekip gjërat bëhen më të lehta, transmeton kp.

“Ishte një fitore rëndësishme. Kur ka një ndryshim në formacion a në mënyrë të luajturi, gjithmonë sjell diçka. Kësaj here rezultoi për mirë”, ka thënë Zizou.

“Ronaldo? Ai ka diçka të veçantë, është ndryshe nga të tjerët. Në momentet vendimtare, ai është gjithmonë aty, për të na nxjerrë nga situatat. Ne nuk kemi arritur ende asgjë. Duhet të përqendrohemi në çdo lojë të mbetur”, ka theksuar francezi.

Reali ka pikë të barabarta me Barcelonën në krye të tabelës, por madrilenët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe në këtë mesjavë do të ndeshen me Celta Vigon, ku në rast fitoreje do të jenë shumë pranë titullit të kampionit.