Me një paraqitje prej kampioni, Trepça ’89 e ka shkatërruar Llapin, njërën prej skuadrave më të mira në vend.
Në të njëjtën kohë Prishtina ka bërë hap të madh drejt sigurimit të pozitës së dytë duke fituar 2:1 ndaj Ferronikelit në Drenas, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy ndeshjet u luajtën të dielën pasdite dhe i takuan xhiros së 31-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. 89-shi, që titullin e kampionit e siguroi javën e kaluar, ka shënuar fitoren më të thellë këtë edicion.
Llapin, që mban vendin e tretë dhe është në finale të Kupës, e mposhti me rezultatin shumë të thellë, 8:1, në “Riza Lushta” në Mitrovicë.
“Xehetarët” prijnë në klasifikim me 77 pikë, plot 11 më shumë se Prishtina që është e dyta. Llapi ka mbetur në vendin e tretë me 62 pikë, ndërsa Ferronikeli është i katërti me 61 pikë.
Kanë mbetur edhe dy xhiro. Trajneri i Trepçës ‘89, Zekirija Ramadani, vlerësoi lart futbollistët e tij për angazhimin dhe fitoren e thellë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.