Nuk ishte një grindje e dukshme, por megjithatë kishte një lloj grindjeje në “Falkensteiner Schlkosshotel”, në alpet austriake, në korrik të vitit të kaluar.
Nuk ishte vetëm për ushqimin para ndeshjeve, ndonëse kjo është një nga çështjet, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Kur futbollistët e Chelseat së pari u futën në sallë për të drekuar para ndeshjes miqësore me Rapidin e Vjenës, disa prej tyre u larguan pasi panë disa lajthi, fruta të terura dhe ushqime të lehta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk ishte një rebelim. Thjesht menduan se ishin futur në sallën e gabuar dhe shkuan në sallë tjetër duke kërkuar ushqimin e zakonshëm të tyre, vezë, pica e sandviçë. Por, së shpejti mësuan se fillimisht kishin qenë në sallën e duhur, dhe nuk ishte vetëm ushqimi me të cilin u desh të adaptoheshin. Ishte edhe intensiteti i punës.
Nuk kishte vrapime të zakonshme, por punë fizike me ushtrime me top dhe shirita. Më pas erdhën video-analizat. Të gjithë e dinë se faza parasezonale është e vështirë, por ishte një nivel i intensitetit dhe më pas analiza taktike që befasoi edhe vetë lojtarët e Chelseat.
“Përshtypje e qartë në fillim me trajnerin e ri ishte se të gjithë duhet të bëjmë shumë punë”, thotë portieri belg i Chelseat, Thibaut Courtois. Është një përshtypje që nuk ka ndryshuar shumë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.