Barcelona dhe Real Madridi kanë shënuar fitoret e radhës në garën për titull kampioni në Spanjë.
Dy ekipet fituan me rezultat të njëjtë, 4 me 1.
Barça fitoi si mysafir i Las Palmas, e Reali si vendas i Sevillas.

Neymar realizoi hat-trick e Suarez një gol në triumfin e Barcelonës, ndërsa te Reali shënuan Nacho, Ronaldo (dy herë) dhe Kroos.
Dy ekipet kanë nga 87 pikë në krye të tabelës, me Barcelonën që prin, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Për të fituar titullin, Barçës i duhet patjetër që Reali të gabojë në ndeshjet e mbetura.