Kryetari i klubit futbollist Llapi, Nexhat Dumnica, nuk ka lejuar që ish-kryeparlamentari Kadri Veseli t’i takojë futbollistët e Llapit, pas debaklit të pësuar nga Trepça ’89.
Veseli, që sot pati tubim në Mitrovicë me PDK-në në prag të zgjedhjeve të parakohshme, ndoqi nga afër ndeshjen që u mbyll me fitore 8 me 1 të kampionit të ri nga Mitrovica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas takimit, Veseli ka dashur t’i vizitojë futbollistët e të dy ekipeve nëpër zhveshtore, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga llapjanët. Koha.net ka siguruar një video në të cilën shihet se Veselit nuk i lejohet një gjë e tillë.
Dumnica, sipas lexuesit që ka dërguar videon, i ka thënë Veselit se sporti dhe politika janë të ndara dhe nuk duhet që politika të përzihet në sport.
Dumnica është aktivist i LDK-së.