Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pushtimi i malit më vrasës në muajt e dimrit

Mali ngrihet duke shkëlqyer nga një mbyllje e akullnajave në zonat e largëta të Karakoramit. Në formë piramide, K2 gjendet vetëm prapa Mount Everestit sa i përket lartësisë, por është më vrasës. Muret e tij janë marramendëse pa marrë parasysh se nga i qasesh.

Vetëm alpinistët më me përvojë tentojnë të pushtojnë majën dhe në çdo të katërtin që arrijnë deri në maje, një vdes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe më pas aty është dimri. Katërmbëdhjetë male në botë arrijnë 8000 metra lartësi mbidetare dhe alpinistët kanë arritur në maje të 13 prej tyre gjatë dimrit, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Por K2 është një përjashtim, më saktësisht një zonë e ndaluar në dimër. Dhjetë alpinistë polakë shpresojnë të bëjnë histori duke arritur majën në dimrin e ardhshëm.

Këta burra do të ecin nëpër një borë të thellë në një kamp bazë në lartësi 5.683 metra, duke kaluar të gjitha me përjashtim të një mali në SHBA. Pjerrtësia gati vertikale e K2 dhe akullnajat e bëjnë të vështirë ngjitjen. Erërat në majë arrijnë forcën e një uragani, dhe temperaturat mund të arrijnë deri në minus 26.6 gradë Celsius...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.