Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stinorin e nisur keq, Hajrizi pret ta mbyllë si kampion

Drilon Hajrizi po shpreson t'i japë fund pritjes prej pesë vjetëve për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Hajrizi pret që në fund të këtij muaji, kur edhe do të përfundojë edicioni 2016/17 në basketbollin e Kosovës, të ngrejë trofeun e kampionit me fanellën e Sigal Prishtinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sigal Prishtina është plasuar në serinë finale të plejofit dhe përballë do të ketë Bashkimin. Për Hajrizin ky do të ishte trofeu i dytë këtë edicion pas Kupës së Kosovës. Po ashtu, do të ishte titulli i dytë në karrierë i kampionit pas atij me Trepçën (2011/12), ekip me të cilin fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Një kupë të Kosovës, Hajrizi e ka fituar edhe me skuadrën e Pejës, për të cilën luajti në tri edicionet e fundit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.