Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte deklarohet për suksesin në sezonin e tij të parë në Premier Ligë

Antonio Conte ka korrur sukses qysh në sezonin e tij të parë në Premier Ligë, duke u shpallur sonte kampion.

Ai pos fitore ndaj WBA-së ka thënë se është shumë i lumtur për këtë sezon fantastik, ndërsa ka falënderuar lojtarët për punën e jashtëzakonshme, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Faleminderit, faleminderit. Kjo është një arritje fantastike për lojtarët. I falënderoj ata për përkushtimin dhe nivelin e lartë të punës. Ata treguan qëndrim fantastik për të arritur diçka të jashtëzakonshme këtë sezon. Pas kësaj fitore ne duhet të jemi të lumtur, të kënaqur”, është shprehur ai Sky Sports.

Conte për herë të katërt radhazi shpallet kampion me klubet e tij, pasi në sezonet 2011-12, 12-13 & 13-14 ishte shpallur kampion me Juventusin në Serie A.

Pas shpalljes kampion tifozët dhe lojtarët e Chelseat kështu e thirrën emrin e italianit.