Trajneri italian Simone Pianigiani është njëri prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.
Burime të afërta me Federatën e Basketbollit të Kosovës, kanë konfirmuar se është biseduar me Pianigianin, por kanë shtuar se ai është vetëm njëri prej kandidatëve, raporton sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, është bërë e ditur se FBK-ja po bisedon edhe me katër kandidatë tjerë. Është kontaktuar edhe trajneri i njohur gjerman, Dirk Bauerman.
"Është e vërtetë që FBK-ja ka biseduar me Simone Pianigianin, i cili është një emër i madh në basketboll, por ai është vetëm njëri prej kandidatëve. FBK-ja, ka biseduar edhe me katër trajnerë tjerë nga Sllovenia, Turqia, Gjermania e Italia. Gjithçka do të vendoset javëve në vijim", ka thënë burimi i gazetës Koha Ditore të mërkurën.
Pianigiani 47-vjeçar, aktualisht është në krye të ekipit nga Izraeli, Hapoel Jerusalem. Ai ka bërë karrierë edhe tek ekipet e Euroligës si Fenerbahçe e Montepaschi Siena si dhe për gjashtë vjet (2009-2015) ishte në krye të Përfaqësueses së Italisë.