Jurgen Klopp ka pranuar se Chelsea e meriton titullin e Premier Ligës sivjet, por ka shtuar se Liverpooli nuk është larg klubit londinez.
Trajneri gjerman nuk beson se tabela e tregon krejt të vërtetën, duke pohuar se distanca mes dy ekipeve nuk është edhe aq e madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duhet të shikojmë ndeshjet që kemi luajtur kundër Chelseat. Nuk jemi më keq se 16 pikë, ose kudo që jemi për momentin. Kjo është e sigurt. Por ata janë me përvojë, të ftohtë si akulli dhe sigurojnë pikë”, ka thënë Klopp.
“Chelsea e meritoi titullin, por kam thënë se ata ishin me fat për lëndime. Diego Costa? A mungoi në një ndeshje? Eden Hazard ndonjë ndeshje? Pedro luante, Williani luante, e gjithë mbrojtja luante. Ju duhet fati dhe pastaj kaloni me sukses. Nuk them se kemi mundur të jemi pa lëndime, por distanca nuk është shumë e madhe”.