Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vrapimi në Prishtinë i yllit botëror për barazi gjinore

Me pamje të thjeshtë, çantë në shpinë dhe kapele në kokë me mbishkrimin "Lets go Mike" (Përpara Mike), Michael Wardian po ecte nëpër sheshin "Nëna Terezë" në qendër të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Atë po e shoqëronin dy zyrtarë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe po e informonin për qytetin e shumëçka tjetër. Amerikani 43-vjeçar po vëzhgonte çdo skutë të sheshit, nga ku të dielën do të nisë Gjysmëmaratonën Ndërkombëtare të Prishtinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Wardian të enjten është regjistruar për pjesëmarrje në këtë gjysmëmaratonë dhe do të jetë ylli më i madh jo vetëm i garës së të dielës, por i gjithë gjysmëmaratonave të mbajtura deri më tash në kryeqendrën e Kosovës, 16 sosh.

Wardian është maratonist dhe ultramaratonist, me karrierë 21-vjeçare, ku mban shumë rekorde. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.