Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Evertonit ultimatum Barkleyt

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, i ka dhënë një javë afat Ross Barkleyt për të vendosur nëse dëshiron vazhdimin e kontratës me klubin.

Anglezi ka refuzuar nënshkrimin e kontratës së re edhe pse ajo aktuale skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koeman ka thënë se Evertoni nuk është i përgatitur për ta pritur 23-vjeçarin që të marrë vendim rreth kontratës.

“Veç një javë kohë për të vendosur. Bordi është duke punuar për Rossin që të qëndrojë këtu. Varet nga lojtari dhe ne nuk mund të presim deri në gusht. Na duhet një përgjigje nëse do ta pranojë kontratën ose ne do transferojmë një lojtar”, ka thënë Koeman.

“Më pëlqen të punoj me lojtarët që duan qëndrimin. Unë nuk e di, varet nga lojtari, ai duhet të marrë vendimin”.