Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA ndan biletat për tifozët e Realit dhe Juventusit

UEFA ka përcaktuar numrin e tifozëve që do të kenë të dy skuadrat në finalen e Ligës së Kampionëve.

Juventusi dhe Real Madridi janë dy finalistët e sivjetmë të Ligës së Kampionëve dhe më 3 qershor do të ballafaqohen mes vete për trofeun më të çmueshëm evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Finalja që do të luhet në stadiumin e Cardiffit në Uells, do të mirëpres 64 mijë spektatorë, ndërsa të dy klubet finaliste do të kenë numër të barabartë prej 18 mijë tifozësh secila në ndeshjen kryesore të vitit.

Siç shkruan e përditshmja spanjolle Marca, çmimet e biletave do të variojnë nga 449 euro që janë më të shtrenjtat, deri në 69 euro më e lira.

Ajo që bie në sy më shumë, janë çmimet tepër të larta të hoteleve, të cilat normalisht kushtojnë 200 euro nata, ndërsa për finale çmimet do të mbërrijnë deri në 3000 euro nata.