Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rekordi i Haxhimusës: katër gola për tetë minuta

Futbollisti i Gjilanit, Betim Haxhimusa, ka pritur që të kontribuojë me ndonjë gol në fitoren e ekipit të tij kundër Drenicës. Por jo edhe që të shkruhet në librat e historisë së futbollit kosovar, shkruan sot Koha Ditore.

Ai shënoi të katër golat në fitoren 4:1, që Gjilani e regjistroi në shtëpi të mërkurën në ndeshjen e xhiros së 30-të të Vala Superligës. Madje i shënoi në harkun kohor prej tetë minutash, diçka e paparë në futbollin kosovar deri më tash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Serinë e hapi me golin e shënuar në minutën e 47-të, për të vazhduar me gola në minutat 49 e 53 para se të mbyllë në minutën e 55-të. Edhe vetë atij i duket e habitshme kjo që ndodhi të mërkurën. Pas kësaj, shpreson që të vazhdojë me gola edhe në tri ndeshjet e mbetura të këtij edicioni. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.