Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benitezi vazhdon zyrtarisht qëndrimin te Newcastle

Rafael Benitez është pajtuar që të vazhdojë qëndrimin te Newcastle Unitedi, ka konfirmuar klubi anglez, pas takimit që spanjolli mbajti me presidentin e klubit Mike Ashley.

Newcastle është rikthyer në Premier Ligë si kampion i Championshipit, por kishte dyshime se Benitez mund të largohej nëse ai nuk janë në një linjë me pronarin për zhvillimin e klubit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Newcastle Unitedi mund të konfirmojë se është mbajtur takimi ndërmjet pronarit, Mike Ashley, drejtorit sportiv Lee Charnley dhe trajneri Rafa Benitez. Të gjitha palët u pajtuan se takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv, dhe janë diskutuar planet për sezonin e ardhshëm, përfshirë transferimet dhe huazimet e lojtarëve”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Pronari i klubit i ka dhënë mbështetje Benitezit, duke i dhënë të gjitha fondet që janë gjeneruar nga rikthimi në Premier Ligë, si dhe të gjitha ato nga shitja e lojtarëve.