Në javën e 30-të të Superligës së Kosovës në futboll kanë shënuar fitore Prishtina dhe Gjilanit, përderisa Feronikeli ka pësuar humbje ndaj Llapit.
Gjilani shënoi fitore bindëse prej 4-1 ndaj Drenicës, në një ndeshje që fjalën kryesore e pati Betim Haxhimusa, i cili shënoi të gjitha golat për gjilanasit. Kurse për Drenicën shënoi Lushtaku në minutën e 82.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina e mposhti në shtëpi Lirinë me rezultat 3 me 1, raporton Koha.net. Mankenda shënoi dy gola për klubin nga kryeqyteti, dhe të tretin e shënoi Abdul Basit, kurse për prizrenasit golin e vetëm e shënoi Chibueze.
Kurse në përballjen tjetër Llapi e mposhti Feronikelin me rezultat 2 me 0, me golat e shënuar nga Valon Zeqiri në minutën e 45, dhe Mirlind Daku në të 80-tën.
Pas kësaj xhiro kjo është tabela e klasifikimit:
