Sport

Allegri: Akoma s’kemi fituar asgjë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se ekipi i tij ka shanse shumë të mira që të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Juve eliminoi Monacon në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 4 me 1 për të siguruar finalen në Cardiff.

“Jam i lumtur për lojtarët, arritën finalen, por që nga nesër duhet të fokusohemi sepse s’kemi fituar akoma asgjë”, ka thënë ai për Mediaset Premium.