Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zbulohet data kur do luhet ndeshja Luksemburg-Shqipëri

Shqipëria luan në muajin qershor një ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit 2018, kundër Izraelit në transfertë. Trajneri De Biasi ka zgjedhur që të përgatitë këtë sfidë jo vetëm me një grumbullim të gjatë, por edhe duke siguruar një miqësore para duelit, që do të luhet ndaj Luksemburgut.

Dy Federatat kishin gjetur prej kohësh gjuhën e përbashkët për zhvillimin e ndeshjes më datë 4 qershor, por vetëm në javën e fundit janë konfirmuar edhe vendi dhe ora e këtij takimi miqësor. Sipas njoftimit të Federatës së Luksemburgut, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zhozi Bartel” të Luksemburgut, në orën 19:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FSHF po detajon planin që përfaqësuesja shqiptare të mblidhet për pak ditë në vendin tonë, para se të udhëtojë drejt Luksemburgut për këtë sfidë. Pas ndeshjes, ajo nuk parashikohet të kthehet përsëri në Shqipëri, por të udhëtojë drejt Turqisë ku do të përgatitet deri në udhëtimin drejt Izraelit për ndeshjen e 11 qershorit.