Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se dështimi për të siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve nuk do ndikojë në bisedimet për vazhdimin e kontratave me disa lojtarë.
Shpresat e Arsenalit për top-katërshe varet nga rezultatet e ekipeve që janë lartë ekipit londinez, derisa fitorja e vikendit ndaj Manchester Unitedit e lë prapa gjashtë pikë nga Manchester City.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndoshta mund të ndikojë nëse nuk jeni në atë garë për një kohë të gjatë. Por për momentin nuk jemi në atë gjendje”, ka thënë Wenger.
“Sepse jemi në një pozitë të mirë financiare. Pesha e Ligës së Kampionëve është më e lehtë sesa viteve të kaluara. Negociatat [për lojtarët] nuk do të kenë ndikim të madh”.