Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të mësojnë nga gabimet e bëra në humbjen befasuese nga Valencia në La Liga.
Mbrojtësi spanjoll e pranoi se ekipi i tij – që pësoi dy gola brenda dhjetë minutave të parë të takimit – bëri gabime gjatë ndeshjes, por mohoi se ekipi kishte probleme me sjellje gjatë duelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një ndeshje e intensitetit të lartë. Ne donim së paku një pikë. Ishte ndeshje e mirë për të rritur avantazhin me pikë në tabelë”, ka thënë Ramos.
“Dy gabime në fillim na dënuan. Ekipi donte të luante lojën që dëshironte që prej minutës së parë. Sulmi jonë ishte i rrezikshëm dhe humbëm topin dy herë, për të pësuar nga këto dy gabime”.
“Për mua, nuk na mungoi sjellja. Ne duhet ta kthejmë këtë faqe dhe të mësojmë prej gabimeve. Ka ende shumë rrugë deri në fund dhe çdo gjë mund të ndodhë”.