Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha e vlerëson reklamë të mirë paraqitjen në Serie A

Dardan Berishës i kanë mjaftuar 11 ndeshje në kampionatin italian për të shfaqur vlerat, përkatësisht për të bërë reklamë të mirë për vete, shkruan sot Koha Ditore.

Basketbollisti më i mirë kosovar të dielën mbrëma i ka dhënë fund edicionit 2016\17. Në pjesën e fundit të këtij edicioni ka luajtur për skuadrën e Serie A të Italisë, Juvecaserta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Juvecaserta e mbylli edicionin në pozitën e 13-të dhe do të vazhdojë të luajë në Serie A, njërën prej ligave cilësore evropiane. Ndeshjen e fundit e fitoi me shifrat 77:70 ndaj Banco di Sardegna.

Fundori Berisha luajti 25 minuta, ndërsa realizoi katër pikë e katër asistime. Në 11 ndeshje kishte mesatare prej 10.5 pikë, 2.9 kërcime e 2 asistime. 28-vjeçari në Itali kaloi në mes të muajit shkurt, pasi më parë ishte ndarë me skuadrën polake Kutno. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.